Ka zgjatur vetëm pak minuta arratia e të riut në Vlorë që plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij. Policia e Vlorës njofton se pas një orë kërkimi është arrestuar 27-vjeçari me iniciale R.K.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku i riu pas një konflikti të çasit për motive të dobëta plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xhevdet Barushi 61 vjeç dhe Albion Barushi 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të dy të plagosurit u transportuan në spital për ndihme mjekësore, ndërsa në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe vihet në pranga pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ishin plagosur me mjet prerës (thikë) dy shtetas, menjëherë shkuan në vendngjarje.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.
Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas pas një konflikti të çasit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.