Nga Azgan Haklaj
Sipas rezultatit të shpallur nga udhëheqësit e foltores morën pjesë rreth 52000 vetë.
Në frontin për “shpetimin” e Shqipërisë të shpallur nga binomi Berisha & Metaj ishte kaq numri i të angazhuarve, pra më pak se 10% e demokratëve.
Ky proces pati katër probleme:
1-Numri i pakët i pjesëmarrësve, çka do të thotë se demokratët e bojkotuan.
2-Manipulimet në regjistrimet e simpatizantëve ku u përfshinë edhe socialistë dhe e pranoj publikisht Berisha.
3-Kanditatët “fitues” ishin të paracaktuar nga qendra e foltores.
4-Shumë kandidatë u tërhoqën nga gara të cilët protestuan për shkelje të barazisë në konkurim duke akuzuar foltoren për falsifikim listash dhe votash.
Këto katër probleme vërtetojnë se Primaret e inicuara nga Berisha nuk kishin për qëllim ofrimin e një procesi demokratik por ishte një pseudo proces, farsë, për të shitur veten para shqiptarëve si njeriu i ideve demokratike, po ashtu edhe përballë opinionit ndërkombëtar.
Jo se procesi i primareve si ide është e keqe, por partitë e djathta europiane nuk organizojnë një proces të tillë, përkundrazi janë disa parti të majta që e organizojnë.
Me pak fjalë për arsyet që përmenda më lart Primaret ishin shashka e radhës e Sali Berishës, i cili hedh shashka të tilla sa herë është në hall.
Qellimi tjetër i Berishës me Primaret ishte përplasja e bazës me PDSH zyrtare, por nuk ia arriti qellimit sepse demokratët e bojkotuan intrigën e Marshallit.
Si përfundim Primaret deshtuan me sukses.
Këtë po e deshmojnë kandidatët e tërhequr dhe humbës që akuzojnë rivalët e tyre për manipulim të procesit.
Ata që trumbetojnë me të madhe institucionalizimin e votës së lirë e vodhën brenda llojit.
Turp!
Tani nuk kanë të drejtë morale.
Tani as veten nuk e besojnë.
Ku i kanë parimet që deklamuan tash një vit.
Më në fund vodhën veten.
Tashmë aksiomë që nuk ka nevojë për vertetim.
Epilogu i teatrit mori fund.
Trekëndëshi i Bermudës si organizator i Primareve u bojkotua masivisht, në shkalllë kombëtare mori mbështetjen e pesëdhjetëmijë qytetarëve, edhe kjo shifër jo reale sepse realiteti është krejt ndryshe.
Shpresa e shqiptarëve është PDSH në aleancë me qytetarët.