Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar ditën e sotme teksa ka folur krahë ish-kundërshtarit të tij për Primaret, Ilir Alimehmetit se të dy kandidatët të cilët pas votimeve shkuan në balotazh do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas tij Alimehmeti do garojë si krahu i tij i djathtë dhe në rast të fitores së bashkisë së Tiranës ai do të marrë rolin e nënkryetarit të bashkisë, ndërsa Këlliçi atë të kryetarit, duke adaptuar dhe sjellë kështu një model kandidimi të ngjashëm me atë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.