Gert Shehu, i cili goditi me grusht Sali Berishën në protestën e sotme duket se ishte i përgatitur për të kryer aktin e dhunës.
Në një video të bërë publike nga Vizion Plus, ai shihet pak momente para se të kryente aktin e rëndë. Ai ndodhet prapa kamerave, që shoqëronin Sali Berishën. Në video shihet momenti kur Shehu merr pozicion si një boksier i vërtetë. Në këtë moment ai tentohet të ndalohet nga një person tjetër, por mesa duket nuk është ndalur dot.
31-vjeçari futet përmes gazetarëve dhe kameramanëve, për të finalizuar atë që kishte planifikuar.
Pas ngjarjes, Shehu u neutralizua nga truprojat e Berishës. Ai u çua në selinë e PD dhe më pas është shoqëruar nga policia.
VIDEO/Si iu vërsul i riu Berishës për ta goditur
RELATED ARTICLES