Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit
Kjo konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht. Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.
Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakortësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA. Por nuk përfundon këtu dërgimi ambasadorit të ri.
Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.
“Në përgjigjet e interesave të mediave gjatë gjithë ditës dhe për të ‘mbi çdo spekulim’ e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk mund të bëjmë komente”, shkruhet në faqen e Twitterit./ TCH