Nga Bujar Leskaj
Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, në përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Data 10 dhjetor është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, në përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, të përpiqet, të ndihmojë edhe nëpërmjet masave progresiste në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive.
Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Respektimi i të drejtave të një shoqërie lidhet ngushtë me zhvillimin demokratik që ka një shtet, si dhe me zbatueshmërinë e ligjeve dhe zhvillimin politik, ekonomik dhe social të atij vendi.
Në këto 9 vite të qeverisjes së sektit Rama dhe 74 vjet pas nënshkrimit të deklaratës për të drejtat e njeriut nga Kombet e Bashkuara abuzimet dhe shkeljet ndaj lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Shqipëri janë të mëdha…
Listimi i tyre do të ishte shumë i gjatë!
Kjo ditë duhet të shërbejë si reflektim, që të gjithë pa përjashtim të përpiqemi për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave e lirive të shqiptarëve nga ky regjim autokratik!