BallinaAktualitetRrëshqitje dheu në Murriz, bllokohet rruga e Arbrit, drejtuesit e mjeteve prej...

Rrëshqitje dheu në Murriz, bllokohet rruga e Arbrit, drejtuesit e mjeteve prej disa orësh në pritje

spot_img

Mëngjesin e sotëm është bllokuar qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit. Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës

Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen. Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej kohësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.

Reshjet e shumta të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar e kanë vështirësuar situatën duke bërë që të ketë probleme në rrugët kombëtare të qarkut Dibër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular