BallinaBotaÇ'po ndodh?! Situata e tensionuar në veri të Kosovës, zbulohet lëvizja e...

Ç’po ndodh?! Situata e tensionuar në veri të Kosovës, zbulohet lëvizja e radhës e Presidentit Vuçiç

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thirrur sonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas mediave serbe, mësohet se mbledhja është thirrur pas raportimeve se “do të sulmohen serbët në barrikada në veri sonte”.

Takimi parashikohet të nisë në orën 19:00, pas kësaj Vuçiç do të ketë një komunikim për mediat.

Çfarë ka ndodhur sot?

Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan të dielën për incidente në veriun e vendit ku rrugët kryesore po mbahen të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë.

EULEX-i tha se “një bombe tronditëse u hodh kundër një patrulle të këtij misioni” por pa dëme në njerëz.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë ato kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e EULEX-it, në të cilin nënvizohet gatishmëria për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular