BallinaKryesorePo largohet nga BE-ja, Holanda kërkon ndaljen e integrimit dhe pezullimin e...

Po largohet nga BE-ja, Holanda kërkon ndaljen e integrimit dhe pezullimin e vizave për Serbinë

spot_img

Partia Laburiste e Holandës (PvdA) dhe Partia Popullore Holandeze për Liri dhe Demokraci (VVD) duan që Bashkimi Evropian të jetë në gjendje të marrë masa kundër Serbisë, pasi konsiderojnë se kjo e fundit po largohet nga vlerat e BE-së për shkak të lidhjeve me Rusia.

Van Wijngaarden, një deputet nga VVP, ka paraqitur një mocion në Dhomën e Përfaqësuesve holandez përmes të cilit dëshiron t’i kërkojë Komisionit Evropian t’i jepen më shumë opsione për të ndaluar bisedimet e pranimit në BE për Serbinë, ndër të tjera, për të mos mbështetur sanksione ndaj Rusisë.

Sipas tij, ndonëse Serbia pretendon se dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, nuk ka arritur të vendosë asnjë sanksion ndaj Rusisë, sikurse vendet e BE-së, për shkak të luftës në Ukrainë.

“Qeveria serbe po minon kështu politikën e BE-së. Kjo është arsyeja pse unë kam paraqitur një mocion për t’i dhënë Komisionit të BE-së më shumë opsione për të ndaluar pranimin e Serbisë ”, thotë deputeti Wijngaarden në një deklaratë të publikuar në faqen e tij zyrtare në lidhje me mocionin.

Me mocionin e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve holandez, si VVD ashtu edhe PvdA kërkojnë që Komisioni të krijojë një procedurë të re pranimi për kandidatët në BE, përmes së cilës do të mundësohej pezullimi i kandidaturave, si dhe fondet e ndihmës, në rastet kur vendi kandidat politikat e jashtme nuk përputhen me ato të BE-së ose shkojnë kundër tyre.

Partitë pohojnë gjithashtu se ndërsa politika e jashtme e Serbisë ishte ende 64 për qind në përputhje me atë të BE-së vitin e kaluar, këtë vit e njëjta ka rënë në 45 për qind.

Për më tepër, mocioni i kërkon BE-së të rifusë vizat për udhëtarët nga Serbia në vendet e zonës Shengen, duke pretenduar se e njëjta është duke vepruar si një port tranziti për migrantët e paligjshëm.

“Ata duan të mbajnë udhëtimin pa viza, por vendi gjithashtu vepron si një port tranziti për migrantët e paligjshëm. Nëse qeveria serbe vazhdon të ndjekë këtë kurs, si procesi i anëtarësimit në BE ashtu edhe udhëtimi pa viza për serbët duhet të pezullohet ”, tha deputeti Wijngaarden, duke paraqitur mocionin.

Duke iu përgjigjur komenteve se lëvizja mund ta çojë Serbinë më shumë drejt Rusisë, deputeti Wijngaarden tha se qasja aktuale e butë e BE-së ndaj Serbisë në fakt e ka ndihmuar atë të bëhet një “shtet vasal rus dhe qendër për migrimin ilegal nën Presidentin Vuçiç”.

“Politika e tyre e jashtme po orientohet gjithnjë e më shumë drejt Rusisë dhe jo drejt BE-së. Mos i lini t’i shpëtojnë,” tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular