BallinaKryesoreLajmi më i hidhur për Armando Brojën, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mbyll...

Lajmi më i hidhur për Armando Brojën, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mbyll…

spot_img
spot_img

Sezoni i Armando Brojës mund të cilësohet i mbyllur. Kjo është ajo që aludohet në mediat britanike sa i përket dëmtimit të tij në miqësoren mes Çelsit dhe Aston Vilës dy ditë më parë

Futbollisti shqiptar ra në dorë duke shtrënguar gjurin dhe u largua me barelë mes dhimbjeve. Ai u dërgua për teste specifike dhe sipas “The Evening Standard”, rezultatet e tyre nuk kanë qenë shpresëdhënëse për një rikuperim të shpejtë. Ndërsa pritet konfirmimi i Çelsit, ky burim sqaron se Broja ka këputje të ligamentit të gjurit ndaj do të duhet medoemos të operohet.

Një gjë e tillë do të thotë rreth 6 muaj larg fushave të lojës, ndaj Broja nuk pritet të jetë aktiv në pjesën e mbetur të sezonit, me rifillimin e atij të ardhshëm si momentin kur do ta rishohim përsëri në fushën e lojës.

Nëse konfirmohet ky variant, sulmuesi pritet të humbasë edhe ndeshjet e përfaqësueses kuqezi në eliminatoret e Euro 2024 duke filluar nga ajo e marsit ndaj Polonisë, për të vazhduar me ato të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular