BallinaKryesoreRama “largon” Yuri Kim: Ka nisur procesi i zëvendësimit të saj nga...

Rama “largon” Yuri Kim: Ka nisur procesi i zëvendësimit të saj nga DASH, nuk kam krisje me të

Në një dalje për mediet, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka nisur procedura për largimin e ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Ai shtoi se procesi është nisur nga DASH dhe komenti nga pala shqiptare është bërë vetëm në rastin e SHBA-ve, si një shtet i veçantë.

RamaNuk është thyer asnjë etikë asnjë lloji dhe procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur sikurse e ka thënë ministria e Jashtme. Procesi nuk është nisur nga ne, por nga DASH, si për të gjithë ambasadorët kur bëhet fjalë për ambasadorët e tyre.

Amerikën e kemi të veçantë dhe nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët e tjerë. Nuk ka krisje me Yuri Kim, ngjitja mes nesh është më e fortë se kurrë. Kemi bërë dje një takim të gjatë, konstruktiv dhe miqësor

Ndërsa deklarohet se kanë nisur procedurat e zëvendësimit të Yuri Kim, kjo e fundit në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor” sot theksoi se do të qëndrojë ende në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular