BallinaKryesorePortugalia fiton Kupën e parë të Nations League: nuk e vendos Ronaldo,...

Portugalia fiton Kupën e parë të Nations League: nuk e vendos Ronaldo, por Guedes

Portgalia është fituese e trofeut të parë të Nations League, duke mundur 1-0 Hollandën, në finalen e luajtur në do Dragao. E gjithë vëmendja ishte tek Cristiano Ronaldo, por finalen e vendosi Guedes, me një gol spektakolar që rrëzoi shpresat e Hollandës për të fituar finalen e parë që nga 1988.

Atë që nuk e bënë në 2004 në Europianin e shtëpisë, portugezët e bënë 15 vjet më pas në Oporto me një skuadër të organizuar, që ka po Cristiano Ronaldon, por është dipendente nga ai. Bernardo Silva e Guedes i krijuan shumë vështirësi prapavijës hollandeze, që me Van Dijk e De Ligt mundohej më shumë të markonte CR7, duke harruar teknikën e portugezëve të tjerë, që impenjuan disa herë Cillessen përpara se Guedes ta dënonte me një silurë në hyrje të zonës.

Portugalia, fituese e fundit e Europianit, mban në shtëpi edhe trofeun e parë të një turneu të ri, duke u futur kështu plotësisht në histori. Ronaldo ngriti lart trofeun, nën sytë zhgënjyes të hollandezëve, duke i dhënë vetes një shans të ri në garën për Topin e Artë.

Lojtës Videosh

00:00
00:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular