BallinaPolitikeBerisha takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit: Keni...

Berisha takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit: Keni transformuar…

spot_img
spot_img

Për këtë sallë, për këtë seli, për PD, kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë për bashki të vendit, jë trupë që ka marrë vota nga anëtarësia dhe simpatizantë të PD më shumë se të gjitha intitucionet tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne në zhvillimin jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.

Ju keni dalë nga një garë. Keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj. Keni dëshmuar në tërësi, civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar ri-dimensionuar pluralitetin në gjirin e PD, por edhe në Shqipëri në tërësi.

Nuk ka parti më të hapur sesa partia që bazohet në garën, konkurrëcën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. Nuk ka parti më të hapur sesa partinë e cila vendos pluralitetin dhe votën e lirë në themel të zgjedhjes qeveritare të saj verndor qendror dhe drejtuesve të saj.

Nuk ka, parti më të hapur në mënyrë më demokratike, një parti që përveç anëtarëve të vetë fton të votojnë edhe simpatizanët e saj. Pranon në përputhje me kriteret, jo vetëm personalitete politike të veta, por edhe prurje të shquara nga shoqria civile, nga bota akademike dhe të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë. Nuk them so kjo garë ishte e përsosur, por këto që them sot, këto janë risi të pamohueshme të saj, dhe secili prej jush ka kontributin, ka investimin në këtë realitet të ri të krijuar në PD, por edhe në Shqipëri.

Secili kandidat që doli i dytë apo i tretë në garë, ka gjithashtu meritën e madhe, sepse nderoi garën, sepse firmosi pluralitetin brenda PD, por një aspekt tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe thelbësor i garës suaj qendron në përmbysjen përfundimtare të përfaqësimit nga një përfaqësim i kryetrit dhe kryesisë, tek një përfaqësimi i anëtarëve, kryetarëve dhe simpatizantëve të PD.

Ky është modeli më demokratik për një forcë politke dhe për një vend. Ky model, e vërteta është se në këtë formë nuk zbatohet në shumë forca politike, qoftë ato edhe të qendrës së djathtë. Por ata që e kanë zbatuar këtë model, ata kanë vendosur standart më të larta të demokracisë dhe përfaqësimit në partitë e tyre.

Ndja edhe ne jemi shumë krenarë me ju, me të gjithë ata që morën pjesë në garë. Me të gjithë drejtuesit, degët, anëtarët, simpatizantët, që kopmpletuan këtë proces.

Ne dëshmuam para shqiptarëve, përkushtimin tonë të plotë, për vullnetin e tyre, për kontributin e tyre, për votën e tyre të lirë. Nqs hidhen sytë në krahun tjetër, që po e quajnë edhe mediat tani rëndomë, ‘shpella’, aty gëlon ryshfeti, gëlon pengmarrja, aty përcaktojnë groga, krimi dhe banda.

Anëtarësia e PS nuk ka asnjë thënie, asnjë zë te qeveritarët e saj të ardhshëm. Ata nuk përfaqësojnë më anëtarësinë, as mbështetësit, ata përfaqësojnë vetëm sektin e rilindjes, që është një sekt fund e krye anti-shqiptar.

Një sekt, një përzierje e klaneve të drogës, klaneve të krimit, e aferave të mëdha korruptive kombëtare dhe ndërkombëtare.

E vërteta është se sot çdo shqiptar i pa parti, por edhe çdo socialist i ndershëm, siç ishte ai që thotë se nuk u besova veshëve që është hequr vota për zgjedhjet e kryetarëve të degëve. Që është vendos modeli enverist.

Çdo socialist që e konsideron dinjitetin, dinjitet, përfaqësimin, përfaqësim është shumë herë më afër jush. Shumë herë më afër secilit prej jush, sesa me kandidatët e bodrumit, apo shpellës së Rilindjes.

Të dashur kandidate dhe kandidatë,

Ju kaluat një garë. Ta qujamë thjesht një betejë, për të hyrë në luftë, në një luftë dhe betejë elektorale, me qëllimin më madhor për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve shqiptarë. Ne ua rikthyem anëtarët dhe simpatizantët e PD përfaqësuesit e tyre. Dhe ja ku jemi. Ju jeni misionarë, për të rikthyer bashkinë tek qytetarët. Për të dëshmuar shërbetorë të përvuajtur, të halleve, të derteve, të të drejtave të tij. Ju filloni garën me një mision, si misosionarë që bashkitë të shndërrohen siç duhet të jenë në shtëpitë e vërteta të qytetarëve.

Ju nisni betejë në misionin e madh, jo vetëm të largimit të barrës së rëndë që sekti i Rilindjes ka hedhur me taksat e tij mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.

Unë mund të rikujtoj këtu, vetëm kryetarin e betonit të Tiranës. Për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin, ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël. Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari. Ka shpikur taksën e arsimit, në një kohë kur jo e majta, por edhe e djathta, e ka në gen detyrimin për arsimin falas.

Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve. Kurse sipas këtij hajduti, shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët, me taksa ekstra. Taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh dhe i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme. Në të cilat ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 deri në 8 herë më të lartë, sesa kostoja me të cilën ndërton shkolla PNUD-i i OKB-së në Tiranë, me paratë e donatorëve.

Bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka.

Ai që sot është në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin, se aty është një figurinë, aty është mafia e gjallë, kurse ligjin e bën nëntoka, aty është një marionetë në duart e tyre, nuk po flas për Elbasanin, se atë shkojnë dhe e rrahin në zyrë. Por po ndalem te Tirana se atje janë cilin të qash më parë.

Ky zotëri, ka një kontratë për mbetjet, sipas të cilës kompanisë vetë, për çdo ton mbetjesh, duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie. Ka 5 vite që nuk është djegur një kg pleh, por çdo kg i tyre i ka kushtuar taksapaguesve tiranas, 28 euro. Po kaq edhe taksapaguesve të Durrësit, se janë aksionerë. Mafia dhe plehrat shtrihen në qarku e Tiranës të gjithë pushtetin e saj dhe ka në krye Edi Ramën.

Pra, u ndala secili prej jush ka histori po kaq të zeza për qeveritarët e rilindjes, që janë fara e hajdutëve që nuk i ka parë toka.

Ju shkoni me besimin dhe programin e një force konservatore, e cila beson te taksat e ulëta. Sepse kjo forcë beson se më mirë paratë të jenë në xhepat e qytetarëve se të administratës.

Ju nuk ndani dot buxhetin e shtetit, atë buxhet që do krijoni, do e ktheni fund e krye në funksion dhe shërbim të qytetarëve tuaj. Nuk mund të ndodhë më të katërfishohet numri i punonjësve të ujësjellësit, kanalizimeve, dhe një e treta, apo gjysma e tyre të jenë jashtë në emigracion dhe të vazhdojnë të marrin rrogat sikur punojnë. Ata marrin rroga sepse i ndajnë me qeveritarët e tyre vendorë, se ndryshe rroga nqs je në Greqi, Në Itali, në Spanjë, nuk mund të të jepet.

Qytetarët presin nga ju të bëni gjithçka,  që dora juaj në taksat e tyre të ndjehen në çdo skaj të territorit të bashkisë suaj. Shikoni çfarë ndodh në filozofinë e Rilindjes është një urbanistikë e saj, është krejtësisht në koncptin diktatorial, ku sheshi i madh i përkiste diktatorit dhe pushtetit të tij. Dhe sheshi tjetër i madh i përkiste përfaqësuesit të tij.

A mund të besoni se janë harxhuar në mbi 1 miliard e 400 milion euro për pllakat e shesheve e rilindjes së vjedhjes së rilindjes urbane.

Është bërë absolutisht me një kosto të paktën minimumi 4 herë më të lartë sesa realja.

Ti mund të vish këtu në Tiranë, të dalësh në lagje të Tiranës, dhe ti gjen në rrugë… Më shkruajti njëherë një mbështetësi ynë, dëgjo më thotë: Si e latë, në një qytet s’po të përifërisë.

Keq e lamë, i thashë unë, por ama, i shpjegova që brenda qyteteve janë mijëra kilometra rrugë për t’u asfaltuar, për t’u sistemuar. Dhe në fakt, u përqendruam shumë, por përsëri janë mijëra, ju them unë dhe në do t;u japim përgjigje atyre. Aty ku banojnë qytetarët tanë, banorët, ato do të kenë infrastrukturë në kushte të barabarta. Ky do të jetë synimi ynë. Dhe për këtë do të angazhoheni ju, për këtë do të angazhohet qeveria e PD nesër në pushtet, dhe kjo është një moto e drejtë.

Ju e shihni se cila është plaga e madhe e Shqipërisë sot. Një plagë e tmerrshme, largimi masiv i rinisë. Kjo është e vërteta. Ne po mbetemi absolutisht me të ardhme fiktive. Se po të iku rinia, në të gjitha aspektet, të ka ikur e ardhmja.

Ndaj dhe, në programin tuaj, të cilin ju filloni ta hartoni pas një pune intensive në çdo skaj me çdo komunitet të territorit të bashkisë tuaj, do të vini në epiqendër të rinjtë, interesat, shkollimin, potencialin, shpalosjen e potencialeve të tyre.

Pra, shqiptarët presin nga ju dhe PD që ju bashkitë t’i shndërroni në bashkitë e rinisë.

Unë edhe njëherë ju uroj suksese, ju së bashku me drejtuesit e PD-së, do të punoni tani për këshillat. Përpiquni të përfshini në këshillat tonë, përfaqësuesit më të shquar, më emërmirë, më të aftë të komuniteteve.

Përpiquni që në parlamentin e bashkisë tuaj, të ndjehen të përfaqësuar të gjitha komunitetet, dhe të gjitha zonat, në shkallën, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Unë më shumë u ftova t’u uroj për garën, dhe ju ftoj po me kaq angazhim dhe seriozitet të nisni punën për programet, për secilën bashki.

Të nisni punën për ndërtimin e fushatës elektorale të fitores në bashkitë tuaja.

Faleminderit shumë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular