BallinaAktualitetAltin Dumani në krye të SPAK/ BIRN: U zgjodh nën monitorimin nga...

Altin Dumani në krye të SPAK/ BIRN: U zgjodh nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve. Pse mungoi anëtarja e 11-të e KLP

spot_img
spot_img

Pas një mbledhjeje prej gjashtë orësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi dje prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat e tyre për mënyrën se si do të drejtonin SPAK, si dhe u intervistuan prej anëtarëve të këshillit.

Dumani u emërua si drejtues i SPAK për tre vitet e ardhshme me pesë vota të 10 anëtarëve të Këshillit të pranishëm.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi të mërkurën më 14 dhjetor se ajo po e monitoronte nga afër procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ardhshëm të SPAK, me qëllim që të sigurohet se “reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Të premten para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të votonte ambasadorja e SHBA u paraqit vetë në sallën ku bëhej mbledhja

Gjatë një prej pushimeve të mbledhjes plenare, ambasadorja Yuri Kim u shpreh para medieve se, për shkak të teorive konspirative që qarkullonin, donte të shpjegonte arsyen e mbërritjes aty. “Nuk jam këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet të votojë ose për kë nuk duhet të votojë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”, tha ajo.

Gara pas kësaj ishte e ngushtë. Dumani u votua nga anëtarë prokurorë Elojda Goxhi, Bujar Sheshi, Ledina Rizo e Zeqir Hoda dhe pedagogia Arta Mandro. Prokurori Edvin Kondili u rendit i dyti me votat e anëtarëve jo prokurorë, Nurihan Seiti, Mirela Bogdani, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj – ndërsa Adnand Xholi arriti të sigurojë vetëm votën e Sokol Stojanit. Anëtarja prokurore Esmeralda Cami nuk ishte e pranishme në mbledhje.

E pyetur nga BIRN për mos praninë e saj që e la KLP me numër çift votash, Cami sqaroi se bashkëshorti i saj ka konkurruar për një pozicion si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe për këtë arsye procedura për verifikimin e pasurisë dhe figurës së tij kryhet nga Komisioni i Posaçëm pranë SPAK. Ajo sqaroi se kishte vlerësuar se gjendej në kushtet e konfliktit të interesit dhe prandaj kishte vendosur të mos merrte pjesë në votim.

KLP njoftoi se prokurori Altin Dumani do të prezantohet në rolin e drejtuesit në SPAK më datë 19 dhjetor, në orën 09:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular