Era Saraçi, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, edhe pse s’është fytyrë publike, nuk u ka shpëtuar herë pas here mediave.
Duke qenë vajza e dy emrave shumë të njohur të ekranit shqiptar, nuk mund të mos mungonte interesi i publikut për të. Pamja e jashtme e bukuroshes ka qenë ajo që ka marrë vëmendjen fillimisht te publiku.
Era është mjaft aktive në rrjetet sociale, por rrallëherë tregon detaje nga jeta private. E vetmja herë ku Era Saraçi ka folur për jetën e saj private, ka qenë kur ka konfirmuar se partneri i saj është shqiptar.
Më në fund kemi edhe një foto të çiftit, në një darkë romantike në Nju Jork, por Era është siguruar të mbulojë fytyrën e partnerit. Lajmi është bërë publik nga portali “Albeu”.
Vetëm pak kohë më parë, Era u përfol për një lidhje me O’Neal McKnigh.
Ky i fundit ishte në qendër të vëmendjes pak kohë më parë me komentet e shumta në fotot e vajzës së dy artistëve. Pasi u aludua në rrjet se dyshja mund të jenë në një romancë, Era ka vendosur të sqarojë raportin me aktorin, duke mos lënë vend për dyshime.
Në një postim në “Instastory”, Era shkruan: “Më vjen të qesh me çfarë po dëgjoj dhe lexoj. S’do harxhoja kurrë kohën time të vyer për të sqaruar këtë lajm qesharak dhe aspak të vërtetë, por ja që jam e detyruar. Po ju siguroj që ta bëni gjumin rehat: I dashuri im është shqiptar, tung!”.