BallinaKryesoreAlibeaj: Në takimin me demokratët e Mirditës. Alternativa më e mirë do...

Alibeaj: Në takimin me demokratët e Mirditës. Alternativa më e mirë do të sjellë përballjen me regjimin dhe ndryshimin që presin të gjithë

spot_img

Enkelejd Alibeaj ka vazhduar takimet me demokratët e Mirditës, ku përmes një statusi shprehet se demokratët do të dalin në betejë me alternativën e tyre sepse vetëm kështu do të vijë ndryshimi që qytetarët presin.

Postimi i plotë:

Dje në takimin me demokratët e Mirditës.

Në aktivin e radhës diskutuam së pari për pregatitjet e strukturës së degës së PD për zgjedhjet e ardhshme lokale. Së dyti, bashku me Sekretarin Organizativ, Flamur Hoxha dhe Nënkryetarin e Parlamentit, Agron Gjekmarkaj u ndalëm në përpjekjet serioze e të sinqerta të bëra nga burra të mencur të Mirditës, për daljen me një kandidat të vetëm për mirditorët në zgjedhjet e 14 majit. Për mbarëvajtjen e këtij procesi, një punë të madhe ka bërë padiskutim edhe Kryetari i Degës, Mark Ruçi.

PD po kalon vështirësi që të gjithë i njohim, por qartas të gjithë ramë dakord se përballja me regjimin duke prezantuar alternativën më të mirë është rruga e vetme për të siguruar ndryshimin që presin të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular