Aktori i njohur botëror Daniel Michael DeVito, Jr., i njohur më mirë si Danny DeVito ka folur edhe për origjinën e tij shqiptare.
Danny DeVito duke folur në një emision ka treguar prejardhjen e tij arbëreshe nga nëna e tij teksa ishte i ftuar nga i famshmi Regis Philbin.
Aktori tha se ai është arbëresh nga nëna dhe babai.
“Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshërit e mi është nga Kalabria, mu ne çizme te Italisë dhe mu aty është Shqipëria. Unë e njihja atë kur isha fëmijë dhe ajo ishte pak a shumë 80 vjeçe dhe ajo vdiq në një histori tragjike. Ajo fliste një gjuhë të quajtur geg.”
DeVito është e martuar me aktoren Rhea Perlman që nga 28 janari 1982, me të cilën ka tre fëmijë: Lucy (1983), Grace Fan (1985) dhe Jacob Daniel (1987).