Votimi për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetueses, zbulohet qëndrimi i grupit të Alibeajt

0
294

Zbulohet qëndrimi i grupit të Alibeajt për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Burime nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike thanë se kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës, nëse opozita nuk merr pjesë në votim, kandidatura e renditur e para, në këtë rast Marjana Semini përzgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.