BallinaAktualitetMeta paralajmëron Ramën: S'ka integrim nëse bën zgjedhje pa opozitën

Meta paralajmëron Ramën: S’ka integrim nëse bën zgjedhje pa opozitën

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme ka dhënë sot argumentet se përse mori vendimin për të shfuqizuar dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Nga ana tjetër ai ka paralajmëruar maxhorancën, kreu i së cilës Edi Rama ka deklaruar se do të ketë zgjedhje më 30 qershor se zhvillimi i tyre pa opozitën do të ngrinte procesin e integrimit të vendit. Kjo pasi standardet zgjedhore janë kushti kryesor për integrimin. Sa i përket aludimit se pas 30 qershorit, qytetarët do ngelen pa shërbime nëse nuk ka zgjedhje, Kreu i Shtetit iu referuar sërish Kushtetutës se shërbimet garantohen nga kryetarët aktualë. “Presidenti vlerëson të rëndësishëm faktin të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë. Unë nuk mund të qëndroj indiferent ndaj dëmit që ka shkaktuar kriza ekonomike ndaj familjeve shqiptare dhe ndaj vendit. Zgjatja e saj do ta dëmtonte edhe më shumë interesin e vendit. Ndaj në të mirë të çdo familje kërkohet maturi, bashkëpunim e reflektim në të mirë të normalitetit.
Së fundi, zhvillimi i zgjedhjeve në datë 30 qershor 2019 pa garë dhe pa opozitën do të shënonte ngrirjen e procesit të integrimit të vendit dhe negociatave për shkak të mospërmbushjes së kriterit kryesor të standardeve zgjedhore. Shqipëria aspiron për të qenë vend anëtar i BE”, deklaroi Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular