Botërori 2022 është konfirmuar si aktiviteti që ka dhuruar më shumë gola, pasi me 172 të tillë theu rekordin e mëparshëm të një turneu të vetëm me një gol. Një turne që u mbyll me gjuajtjet e penalltive në finale, por gjatë kohëzgjatjes së tij dhuroi realizime spektakolare. FIFA ka hapur sot votimin për “Golin e Botërorit”, duke vendosur 10 kandidatura për tifozët që të zgjidhnin mes tyre atë që mendonin se ishte më i bukuri:
Salem Al-Dausari – Goli që i dha avantazhin 2-1 Arabisë Saudite ndaj Argjentinës.
Riçarlison – Goli i rezultatit 2-0 ndaj Serbisë me një gërshërë spektakolare.
Kodi Gakpo – Goli i 1-0 ndaj Ekuadorit me një predhë me të majtën.
Enzo Fernandez – Realizimi ndaj Meksikës për rezultatin 2-0 me një gjuajte të fortë me harkim.
Vinsent Abubakar – Realizimi i sulmuesit të Kamerunit për të çuar shifrat në 2-3 ndaj Serbisë pasi kaloi topin mbi portierin.
Luis Çavez – Goditja e dënimit spektakolare që çoi rezultatin në 2-0 ndaj Arabisë Saudite.
Kilian Mbape – Goli i 3-0 ndaj Polonisë me një goditje të fortë.
Riçarlison – Goli i rezultatit 3-0 ndaj Koresë së Jugut.
Paik Seung-ho – Realizimi i tij ndaj Brazilit me një gjuajtje të fortë nga distanca.
Nejmar – Finalizimi i një aksioni spektakolar që çoi rezultatin në 1-0 ndaj Kroacisë.