BallinaKryesoreFifi jep lajmin e bukur në Festival: Jam në pritje të një...

Fifi jep lajmin e bukur në Festival: Jam në pritje të një fëmije, kam kënduar vet e dyta

spot_img
spot_img

Kantautorja e njohur Filloreta Raçi, Fifi ka deklaruar se është shtatzënë
Lajmin e madh ajo e dha mbrëmjen e tretë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku u interpretuan nga pjesëmarrësit këngë hite të festivalit ndër vite.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Ajo është prej kohësh në lidhje me sipërmarrësin Adis Patushi, me të cilin tashmë shumë shpejt do të bëhen prindë

“Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, shtoi ajo

Fifi merr pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh me këngën “Stop”, të kompozuar nga vet ajo.
Lajmin e bukur Fifi e ka ndarë dhe në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular