Legjenda e futbollit botëror, Pele, është prej disa ditësh i shtruar në spital në Brazil dhe duket se tashmë situata shëndetësore e tij ka filluar të bëhet me të vërtetë shqetësuese. ”O Rei” ishte shtruar fillimisht për vizita si pasojë e kurave që merr për kancerin që i është diagnostikiar prej kohësh
Por pak nga pak ai kaloi në repartin e terapisë intensive dhe pas disa buletinëve mjekësorë që ishin shpresëdhënës, ai i publikuar sot ka alarmuar gjithë Brazilin
Mjekët e spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo bëjnë të ditur se ka “përparim të sëmundjes onkologjike” dhe se ish-lojtari kërkon kujdes më të madh me mosfunksionimin e veshkave dhe të zemrës.
“I pranuar që nga 29 nëntori për një rivlerësim të terapisë me kimioterapi për një tumor të zorrës së trashë dhe trajtimin e një infeksioni respirator, Edson Arantes do Nashimento paraqet progresion të sëmundjes onkologjike dhe kërkon kujdes më të madh në lidhje me mosfunksionime të veshkave dhe të zemrës”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga spitali, duke bërë të qartë se situata e legjendës braziliane tashmë ka kaluar në një stad shumë shqetësues.
PANORAMASPORT.AL