BallinaEkonomiFinalja e Elevator Lab, Aba Online fituese e çmimit të madh

Finalja e Elevator Lab, Aba Online fituese e çmimit të madh

spot_img
spot_img

Jemi krenarë sot për arritjet e ABA Online, duke fituar çmimin e parë në edicionin e gjashtë të Elevator Lab Albania, organizuar nga Raiffeisen Bank Albania!
Elevator Lab është programi më i madh i partneritetit fintech dhe startup në Evropën Qendrore dhe Lindore. Programi u ofron startup-eve, me produkte dhe teknologji inovative të dëshmuara, një hyrje të strukturuar katërmujore dhe një projekt provues të konceptit (PoC) me ekspertët kryesorë bankar, me qëllim krijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.Deri më tani, Elevator Lab financoi plotësisht 25 PoC për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për t’u mundësuar rritje ndërkombëtare, gjë që rezultoi në 15 partneritete afatgjata në të gjithë RBI Group.
Mes 8 konkurrentësh të risive dhe inovacioneve teknologjike, ABA Online u përzgjodh si biznesi më Smart në sektorin bankar dhe financiar aktual.
Aba Online, u shpall startupi fitues i Elevator Lab 2022 me çmimin prej 5000 euro. Në mbrëmjen finale u prezantuan 8 startupe me me ide innovative në fushën e teknologjisë. Idetë amicioze u ndoqën nga një juri e përzgjedhur, drejtues të institucioneve të ndryshme, kryesuar nga Raiffeisen Bank.Ky panel u moderua nga CEO i Raiffesien Bank Z. Christian Canacaris.
Objektivi i këtij startup-i është të përmirësojë qëllimet për fermerët, të krijojë grupe dhe t’u japi mundësinë e një kanali të ri shitjeje fermerëve kryesisht, por edhe krijimin e lidhjes mes fermerëve, grumbulluesve dhe eksportuesve
Platforma ABA online është e aksesueshmë në web edhe në app dhe jep shërbime jo financiare për fermerët në të gjithë Shqipërinë pa kosto. Eldi Çeço, menaxher i platformës ABA online thekson se, “deri tani, platforma ka pasur një ecuri të mirë, pasi ka mbi 15 mijë të regjistruar, 80% e të cilëve janë fermërë, 10% janë tregtarë inputesh dhe 10% janë konsumatorë”.
Planet e këtij startup-i janë shumë ambicioze. “Ne mendojmë që të fusim edhe shërbime të tjerë si, për shembull t’i ndihmojmë fermerët të bëjnë aplikimin për grand-e qeveritare, t’i ndihmojnë për të kryer transaksione financiare, blerje, shitje, meqënëse në platform kemi edhe tregun online, t’i ndihmojmë me ekspertizën e ekspertëve që kemi në platformë si dhe të jemi pika e parë e kontaktit për çdo fermer shqipta”, thekson manaxheri i ABA online
ABA Online – Zëri i Fermerëve Shqiptarë!
#bank #banking #lab #elevatorlab #contest #innovation #technology #raiffeisen #raiffeisenbank #aba #abaonline #qendraaba #fedinvest #fed #success #winner #albania #tirana

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular