Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka thënë se vendimi i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve ishte i pritshëm.
Sipas burimeve, Rama ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e shumicës që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.
firmuar edhe një herë qëndrimin e shumicës që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.
‘Ne jemi republikë parlamentare, jo presidenciale.
Ndaj asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të zhvillojmë një debat shumë të gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të Presidentit.
E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit. Duhet të fokusohemi te 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit, çështja diskutohet në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor’, mësohet të ketë thënë Rama. /A2CNN