Nga Zenel Hoxha
PROTESTË MBARËKOMBËTARE NË MBROJTJE TË MITROVICËS, KOSOVËS
PROTESTË MBARËKOMBËTARE NË MBROJTJE TË MITROVICËS, KOSOVËS
Neser,ne TIRANË,më 27 Dhjetor,ora 12:00,perballe Ambasades se Serbise,pritet që të bashkohen shqiptarë kudo që jetojnë, në Ballkan, Europë, Amerikë e Veriut, në nje protestë paqësore, per te mbeshtetur integritetin territorial, të Republikës së Kosoves. Nesër ne do te denoncojmë fuqishëm, politiken agresive,luftenxitese,destabilizuese e aneksioniste te Serbise.
Kjo do të jetë protesta e pare,masive që do të mbahet pas shumë viteve, në Shqipëri. Në atdheun mëmë, parlamenti shqiptar,nuk ka miratuar as edhe nje deklarate apo dokument tjeter te rendesishem,per denoncimin e genocidit serb ne Kosove.
Shqipëria çuditërisht është një nga protagonistet e projektit Ballkani i Hapur( OPEN BALKANS) iniciuar nga Serbia.
Ky projekt cënon rëndë interesat e Kosoves dhe te shqiptarëve, në Shqpëri, në Maqedoni dhe te mbi 100 mijë shqiptarëve në Luginën e Preshevës ne Serbi.
Kjo proteste zhvillohet ne nje kohe,kur Serbia agresive,e ndihmuar nga Rusia dhe e perkëdhelur prej Europes se Bashkuar, po mban pezull jo vetem Kosoven,por krejt Ballkanin Perendimor.
Rreziku eshte rritur shume nga provokimet e vazhdueshme ne veriun e Kosoves, e per fat te keq, Europa nuk godet agresoren-Serbi por i kerkon leshime te reja e te vazhdueshme-KOSOVËS së martirizuar përgjatë një shekulli.
Edhe njeherë kemi besimin e plotë se ne protesten e nesërme do të vijnë qytetarë shqiptare nga Republika e Kosoves, Macedonia, Lugina e Preshevës, diaspora e domosdoshmërisht edhe nga Tirana e mbarë Shqipëria.
Në protestë do të shprehim me forcë indinjatën shqiptarëve, kunder politikes se dhunes,urrejtjes e konfliktit ne Ballkan, kjo e nxitur dhe e frymezuar nga Serbia me carin e Rusise nga pas.
Nga protesta do te dalë edhe nje deklarate, e cila do ti dergohet politikes vendore dhe asaj nderkombetare,ne mbeshtetje te Republikes se Kosoves si dhe te drejtave kombetare e njerëzore te shqiptarëve ne gadishullin e Ilirisë.
Përmes deklaratës do ti kerkohet perkrahje edhe me e fuqishëme Shteteve te Bashkuara te Amerikes,aleatit tone strategjik,si dhe vendeve te tjera anëtare të Bashkimit Europian e me gjerë.
Ashtu si kurdoherë, shqiptarët edhe kësaj radhe do të bashkohen për të përcjellur mesazhet e paqes, lirisë e pavarësisë mbarë Europës.
Takohemi neser,perballe Ambasades se Serbise,ne ora 12:00 ku do te protestojme paqësisht.
JU PRESIM TE GJITHEVE.!
SHTABI I PROTESTES:
KËSHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR,
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE.
TIRANË,më 26 dhjetor 2022.
Ftoj miqtë e mi kudo që janë ti bashkohen protestës, sëbashku me të afërmit dhe miqtë e tyre