BallinaKronikeDeklarata e fortë e Artan Hoxhës: Ervis Martinaj i vajti Ramës tek...

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Ervis Martinaj i vajti Ramës tek shtëpia në Surrel, bleu dy vila atje! Ai harroi që kryeministri është…

spot_img
spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si Ervis Martinaj e “rrethoi” Edi Ramën në Surrel, duke blerë dy vila pranë banesës së kryeministrit dhe madje shtoi se ishte bërë gati të blinte vilën e tretë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se Martinaj ishte kthyer në shqetësim për kryeministrin, ndërkohë u shpreh se aq shumë e kishte kapur euforia “mbretin e basteve” sa kishte harruar se kryeministri është “balena në oqean”.

“Kur Martinaj doli nga qarkullimi, ai ishte bërë një armik publik sepse kishte prishur rregullat. Kishte bërë shumë kundërshtarë, që ishin dhe armiq ndër vete, të bënin aleancë. Ishte bërë problematik për pushtetin. Qeveria nuk kishte çfarë i bënte më Ervis Martinajt.

Martinaj mori guximin dhe i vajti kryeministri mu të shtëpia. Dhe ne e dimë sa trim është kryeministri jonë. E bleu shtëpinë ne Surrel, bleu dy vila dhe ishte gati të merrte të tretën… Ai vendosi familjen aty.

Ai që ka betonuar atë shtëpinë e Edi Ramës, e kam pyetur çfarë betoni është. E pyes, ore ti e ke bërë? Se dëgjonte Berishën që thoshte sarajet e sulltanit që i ka bërë Carapuli. Çfarë Carapuli tha ai, atë e kam bërë unë, lekët mi ka dhënë filani, kishte edhe biznesmenë të tjerë. I thashë, ore çfarë strukture është ajo? Më tha, është si depo uji, pa dritare, ka vetëm pjesën sipër, me xham dhe derën poshtë. Është beton special. Të njëjtën cilësi betoni e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës.

Boja që ajo ka, i është hedhur që në beton. E përmenda si detaj për të thënë që Vis Martinaj, edhe pse duket si bunker i paprekshëm, sarajet e kryeministrit, Vis Martinaj i vajti mu atje. Garda e Republikës, bënte shumë kujdes, sepse lëvizte kryeministri me tre makinat e eskortës, lëvizte edhe Visi me tre makina të blinduara që shkonte në shtëpi.

Ajo rruga, duke qenë e ngushtë dhe me kthesa po të përplaseshin në ndonjë cep, njëri kalonte, tjetrit duhet të rrinte në cep.

Visi u bë shumë shqetësim për kryeministrin, sepse i erdhi të dera e shtëpisë.

Por, Martinajn e kapi euforia dhe nuk e mendoi që një kryeministër është balena në oqean dhe jo një peshk në oqean.

Martinaj ishte shumë egoist, e donte shkëlqimin, është personazh atipik në botën e krimit të organizuar. Ai ishte çdo natë në lokalet më të njohura të Tiranës.

Pra, dallimi me të tjerët, është që zgjodhi rrugën si John Gotti, që ekspozohej. Ai e shijonte ekspozimin.

Edhe kur i ndodhi ajo që i ndodhi, ai lëvizte me tek person.

Këtë besim ia sillte korruptimi i agjencive të zbatimit të ligjit. Por, kryeministri korrupton më shumë se ai…

Jo më kot të përmenda, që iu vra djali i xhaxhait, u tentua miku i ngushtë dhe shteti nuk reagonte.

Shteti mbylli sytë dhe e la përballë kundërshtarëve. Kjo gjë ka ndodhur vetëm me Haklajt në Tropojë”, tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular