Pas stërvitjeve ushtarake të Kinës të kryera pranë Tajvanit ka reaguar Shtëpia e Bardhë. SHBA i ka quajtur provokative dhe destabilizuese këto stërvitje.
“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Tajvanin në ruajtjen e aftësisë vetëmbrojtëse”, kështu është shprehur në një deklaratë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Ndërkohë më shumë shtatëdhjetë automjete luftarake kineze kanë hyrë në hapësirën ajrore të mbrojtjes së Tajvanit në 24 orët e fundit, kanë bërë me dije autoritetet ushtarake të ishulli.