BallinaKryesoreAlibeaj: Nuk shkoj në darka ku më organizojnë kurthe dhe prita

Alibeaj: Nuk shkoj në darka ku më organizojnë kurthe dhe prita

spot_img

Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat, deklaron se ka refuzua ftesën për të qenë në një tryeze të përbashkët me deputetët që mbështesin “Rithemelimin” pasi ka nuhatur se po i ngrihej një kurth.

“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj,” tha Enkelejd Alibeaj

Deputeti Xhelal Mziu ka organizuar sot një drekë, ku të pranishëm kanë qenë deputetë që mbështesin “Rithemelimin” të drejtuar nga Sali Berisha, por dhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk e njohin Sali Berishën si kryetar.

Kjo drekë ka ulur pas shumë kohësh në një tryezë Sali Berishën me disa nga deputetët që nuk e njohin atë si kryetar të Partisë Demokratike.

Sidoqoftë edhe kjo darkë informale nuk i ka bërë bashkë të gjithë deputetët demokratë, pasi Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj dhe disa të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha është përpjekur ta shesë këtë si një drekë bashkimi.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar”, shkruan Berisha, që ka postuar edhe foton e drekës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular