Politologia dhe pedagogia Jonila Godole, e ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24 foli për situatën në të cilën ndodhet sot PD, teksa tha se e sheh me trishtim
Sipas saj, është koha që PD duhet të ringrihet dhe të jetë shumë e fortë. Godole thotë se ndoshta është koha të hapet rruga për individë që nuk janë provuar këto vite në politikë.
“Për momentin e shoh me trishtim. Një vit që mund të kishte pasur një ë tjetër sesi mund të ishte zhvilluar opozita. Nuk dua ta besoj që kësaj partie i ka mbaruar misioni. Dua të mendoj se mund të ngrihet dhe të jetë e fortë për shoqërinë. Të hapet rruga për individë që nuk janë provuar këto vite. Shpresoj që një lëvizje e re, do të mund ta detyronte këtë klasë politike, pasi ata vetë nuk ikën, teza ime është që të gjithë duhet të largohen. Vetë shoqëria duhet ta kërkojë këtë ndryshim. Modeli që ne kemi pasur, 45 vite diktaturë. Uroj që 2023 të sjellë një lëvizje që vjen nga poshtë, nga shoqëria”, u shpreh ajo.
Ndërkohë sa i përket qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ajo u shpreh se ky i fundit përdor një gjuhë fyese dhe bullizuese, ndërsa shtoi se “del në origjinën e vet” sa herë ndjen se gjërat i dalin nga kontrolli.
“Qeveria nuk ka transparencë. Kryeministri del në origjinën e vet kur diçka i del jashtë parashikimit, deri në përdorim gjuhe fyese dhe bullizuese ndaj kundërshtareve dhe opozitës”, deklaroi ai.