BallinaPolitike“Politika e prishi drejtësinë”- Ish-Presidenti Moisiu: Në burg çohet një polic ose...

“Politika e prishi drejtësinë”- Ish-Presidenti Moisiu: Në burg çohet një polic ose mjek, ndërsa kryeministri dhe ministrat s’preken! Peshku qelbet nga koka dhe…

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu e drejton gishtin tek politika, kur bëhet fjalë për kapjen e drejtësisë.

Sipas tij është pikërisht politika, e cila e ka prishur drejtësinë për interesat e veta, me qëllim që abuzimet të mos dalin sheshit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-kreu i shtetit shqiptar thotë se në burg çohen policë e mjekë, ndërsa zyrtarë të lartë, si kryeministri, ministrat apo deputetët nuk preken.

“Ne duhet të bëjmë një revolucion në drejtësi dhe ajo që u bë ishte revolucion. Politika e prishi drejtësinë, pse e prishi? Sepse i duhesh që abuzimet mos dalin sheshit. Çon në burg, policin, infermierin, mjekun një sekretar etj, por ministri, kryeministri, deputeti ata janë të paprekshëm. Kështu nuk bëhet. Populli thotë “peshku qelbet nga koka”. E pra duhet të pastrohet koka” u  shpreh Mosiu.

Ai tha ndër të tjera se politika është mision dhe ai që futet në politikë duhet t’i shërbejë vendit dhe jo të punojë për interesat e veta.

“Unë kam propozuar që politika duhet të bëjë një pakt. Të vendosë nivelin e ndryshimit. Ndryshimi i pushtetit nuk mund të jetë ndryshimi i shtetit.

Politika është mision, nëse hyn duhet ti shërbesh vendit. Është njësoj si ne që u futëm në luftë. Shokët e mi janë vrarë, por nuk u vranë për tu bërë ministra, u vranë për atdheun.

Duhet vërtetë që të kemi një idealizëm. Politikani duhet të jetë idealist, idealist ndaj vendit tënd.

Korrupsioni është gangrena e një vendi. Ne e kemi në nivelet më të larta. Politikanët nuk janë ulur dhe të thonë pse vjedhin”, tha Moisiu.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular