Nga Bujar Leskaj
5 janari i vitit 1991 është dita e Fjalës së Lirë.
5 janari i vitit 1991 është dita e Fjalës së Lirë.
32 vite më parë u botua numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike.
32 vite më parë qindra, mijëra shqiptarë të uritur për të vërtetën e fjalën e lirë morën në duar e lexuan me një frymë gazetën e parë opozitare në historinë e shtypit shqiptar, pas gjysmë shekulli diktaturë, diktaturë që dënonte fjalën, mendimin dhe veprimin e lirë!
Rilindja Demokratike u krijua me iniciativë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike dhe nga një grup gazetarësh, studentësh e intelektualësh, të cilët guxuan e hodhën në letër fjalën e mendimin e lirë, duke luajtur një rol të jashtëzakonshëm në emancipimin e popullit shqiptar, përçimin e kulturës demokratike, etj.
Sot është dita të kujtojmë e të mirënjohjen dhe nderimin më të lartë për të gjithë ata gazetarë, studentë, intelektualë e bashkëpunëtorë të Rilindjes Demokratike, të cilët me guximin dhe përkushtimin e tyre jo vetëm e krijuan gazetën e fjalës së lirë, të interesit kombëtar, por i hapën rrugë shtypit të lirë e pluralist shqiptar.
Misioni i RD vazhdon!…
Gëzuar!