BallinaAktualitet“Në vend të betonit kanë futur polisterol te Rruga e Arbrit”, Soko...

“Në vend të betonit kanë futur polisterol te Rruga e Arbrit”, Soko publikon denoncimin e punonjësit të “Gjoka Construction”: I japin shtetit çdo 3 muaj nga…

spot_img
spot_img

Eksperti i ekonomisë, Panajot Soko, ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një denoncim të një punonjësi të “Gjoka Construction”.

Në dënoncimin e tij, punonjësi thotë se për ndërtimin e rrugës është përdorur polisterol, në vend të betonit, me qëllim për të kursyer.

Kjo sipas tij është edhe arsyeja që u shembën 540 metra të tuneleve dhe jo për shkaqe natyrore.

kompania i ka mbajtur 10% të rrogës së parë, dhe refuzon t’ia japin pasi ka dhënë dorëheqjen dhe pret të largohet për në Angli.

Ndërkohë ai thotë se kjo kompani “ka lidhje me politikën dhe që i falin një herë në tre muaj 20 milionë dhe 40 milionë euro, duke abuzuar me ndërtimin e rrugës së Arbrit”.

“Në rrugën e Arbrit, në dy tunelet e para me gjatësi 540 metra, është shembur jo për shkaqe natyrore apo gjeologjike, por për të kursyer beton, i është futur polisterol. Betoni çonte polisterol, sipër e puthiste për shkëmb, dhe tuneli u shemb. Bypass e ka bërë si bypass lufte… tunelet kanë dhe shtresa një plastike dhe një si batanije e bardhë. Në tunele kjo është venë vetëm në 12 metrat e para. Këtë e gjen prokuroria sa metra katrorë ka marrë e zhdoganuar, sa janë llogaritur për tunele dhe sa ka gjendje në magazinë”, shkruan qytetari.

“Një thirrje për organet ligjzbatuese. Akuzat janë konkrete dhe minimalisht  duhen verifikuar qoftë nga KLSH apo Prokuroria. Një gjë eshtë fakt, kostoja financiare e deritanishme e këtij konçesioni është e jashtëzakonshme. Shteti duhet të përgjigjet!”, shprehet Soko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular