Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, në një interviste për mediat spanjolle, ka folur për merkaton e janarit, planin e klubin blaugrana, ndërsa nuk nguroi as të flas me emra konkret duke nisur nga Dembele i kërkuar nga PSG e deri tek Leo Messi:
“Në këtë merkato dimri nuk është parashikuar të lëvizim, vetëm nëse del ndonjë gjë e paparashikuar. Ky ekip mund të fitojë titullin. PSG kërkon Dembele? Jo, nuk është në shitje, as për 70 milionë euro, do të diskutojmë me të rinovimin e kontratës në momentin e duhur”, u shpreh numri një i Barçës duke u ndalur më pas te De Jong dhe Ter Stegen, dy lojtarë të tjerë të lakuar në merkaon në dalje:
“As De Jong dhe Ter Stegen nuk janë në shitje. Janë disa klube që kanë shfaqur interesim për mesfushorin tonë, por ne nuk kemi dëshirë ta shesim.
Leo Messi? Nuk arrita ta mbaja për shkak të vështirësive ekonomike, por tani është një lojtar i PSG dhe dua të flas. Leo, gjithsesi, do të jetë gjithmonë pjesë e historisë tonë”, theksoi Laporta i cili ndër të tjera shtoi se nuk kanë ndërmend as të paguajnë 80 milionë euro për Bernardo Silvën, i përfolur për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.