Tifozët e futbollit shpresuan deri në fund se mund t’i shihnin bashkë te PSG, por në fund, Ronaldo zgjodhi të transferohet në Arabinë Saudite te klubi Al Nassr. Tifozët nuk patën luksin t’i shihnin si shokë skuadre, por do të kenë mundësinë t’i shohin si rivalë:

“Përshëndetje, jam Marcelo Gallardo dhe dëshiroj t’iu njoftoj se më 19 janar do të drejtoj Riyadh Seasion, një skuadër të formuar me lojtarë të Al Hilal dhe Al Nassr kundër PSG. Do të shihemi së shpejti”, u shpreh ish trajneri i River Plate duke njoftuar në këtë mënyrë se shumë shpejt do të shohim në fushë si kundërshtarë Messi-n kundër Ronaldo-s.

 

 

Messi Ronaldo

Nuk është ende e qartë nëse CR7 do të jetë në fushë, pasi ende nuk është federuar, por ky problem mund të zgjidhet shpejt pasi kjo miqësore është organizuar pikërisht për të parë në fushë dy lojtarët më të mirë në botë kundër njëri-tjetrit, një sfidë që pritet me padurim pavarësisht se bëhet fjalë thjesht për një miqësore.