Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Policia sqaron se si pasojë një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.