BallinaKulture"Anja" e Ahmet Prençit, Fran Bushgjokaj: Autori shquhet për mjeshtërine artistike, për...

“Anja” e Ahmet Prençit, Fran Bushgjokaj: Autori shquhet për mjeshtërine artistike, për një figuracion të pasur, të ëmbel dhe të….

spot_img
spot_img
Nga Fran Bushgjokaj
(Ish-mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe)

E lexova me kënaqesi librin Anja të Autorit Ahmet Prenci.
Si për çdo liber kur e mbaroj së lexuari mendoj dhe gjykoj për keto gjëra kryesore:
A)Çfare ka synuar të sjellë autori te lexuesi.
Çfarë mesazhesh ka dashur të përcjellë dhe si ja ka arrritur ketij qellimi.
Si i ka skalitur personazhet dhe veçanarisht heroin kryesorë.
C)Sa art ka vepra duke gjykuar për kompozicion,stilin,gjuhen e anën figurative etj.
D)Së fundi Autori a është vetvetja apo imiton ndonjë autor ,qofte edhe ai i preferuari i tij.
Duke i marrë me rrallë keto kerkesa te mia,po shfaq disa mendime shkurt sepse analiza e plotë e Romanit do të më kërkontë shumë kohë dhe impenim.
Autori ka sjellë me art një problem që ndodhë shpesh në jetën e perditshme.
Ka mjaft njerez,bile edhe intelektual të devotshëm,që jepën marrëzisht me pasion të madh punës së tyrë,karrieres së tyrë,por nuk mëndojnë për jetën e tyre,e cila është gjëja më kryesore që i ka dhënë Zoti çdo njeriut.
Jeta i jepet njeriut për ta jetuar,për ta ndertuar sa më mirë,për ta gezuar,për të përballuar me kurajo edhe fatkeqsitë që ajo i sjell.
Ideja e fatit është ide fataliste.
Njeriu e ka në dorë fatin e tij për ta ndrëtuar,për ta pritur,apo për ta shijuar me mëndjen e tij,jo me çfarë i sjell rastësia.
Këtë mesazh Autori e ka sjellë në menyrë të përkryer përmes protoganistit kryesor Anton Hiles.
Një mesazh tjetër që ka përcjell autori është edhe ky:
Njeriu kurrë nuk duhet të bjerë viktimë e pasionit të qastit,e dashurisë e cila vjen duke u shuar si qiriru që mbarohet se shkriri.
Njeriu është qënie aktive në jetë.
Ai edhe kur ndodhë të bjerë në fund të pusit të errër duhet te luftojë me duar dhe këmbë për të dalur që andej.
Kjo ndodhë me Anjën e cila e vuan dashurinë për Antonin për më shumë se tetëmbëdhjte vite,pa e parë,pa ditur gjë për të,pa shkembyer qoftë edhe një mesazh për të vuajtu gjatë pa shpresë dhe pa bërë as një përpjekje.
Kjo gjë me duket pak si e tepruar që nuk ndodh në jetë por e pranoj për hir të mesazhit që ka dashur të përcjelle tek lexuesi.
Përmes ketij libri autori përcjell edhe shumë mesazhe të tjera me përmbajtje filozofike dhe morale të cilat tregojnë se ai është një njohes i thellë i jetës së përditshme.
Autori është mjeshter në skalitjën e përsonazheve,veçanarit të atij kryesorit Anton Hiles,një burrë elegant dhe bukurosh,i veshur me shumë shije,me flokë të prera shkurt të ngritur lartë,me pak onde dhe me pak thinja në zonën e tëmbthave që tregojnë për një moshe të pjekur të tij,të cilat reflektojnë maturi.
Duke ndjekur me vëmendje bisedat e tij,mëndimet perçize bindesh se ato nuk ishin brum i pa pjekur,as buke e përcelluar dhe e përzhitur,ndërsa Anja jepët në roman si një vajzë e re por mjaft simpatike,është një vajzë e hapur,e drejtë për drejtë e çilter,e lirë.
Atë gjë që ajo mendontë e thoshte pa droje,si do që të tingëllonte qendrimi i sajë tek të tjeret.
Sytë e sajë ngjanin me një kosë të padukshme, e cila korrë me një shikim të gjitha objektët që ndodhën para sajë.
E rëndësishme është se aftësia e autorit në përshkrimin qoftë të njerit qoftë të tjetrit të bën për vetë të rrëmben dhe të shkakton kënaqësi.
Duke lexuar romanin faqe pas faqe te duket vetja sikur je me keto përdonazhe dhe bisedon shtruar me to.
Së fundi dua të thëm se autori shquhet me këtë roman për mjeshtërine artistike,për një figuracion të pasur,të ëmbel dhe të lehtë në të kuptuar,për shprehjet lakonike,fjalitë e shkurtra që nuk e merzisin lexuesin,nuk ka ligjerata monotone,për përdorimin e fjalëve të urta,cilësi keto që të shtyjnë që mos ti ndahesh për as një moment leximit të tij.
Do të sygjeroja dhe do të kisha deshirë që ngjarjet të vinin në menyrë të natyrshme të jenë sa më të besueshme,sa me realiste,sepse në disa raste duket sikur autori i lidh me litar dhe i terheq për të dalur aty ku ai deshiron.
Kjo praktike punë ja ule pak vlerën romanit.
Sido qoftë libri është shumë tërheqës dhe unë ndjeva shumë kënaqesi që mu dha rasti ta lexoja:Anjen!!
Është kenaqesi e imja të kem së shpejti libra të tjerë te rinj të ketij autori të talentuar e zë ëmbel.
Suksese!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular