BallinaKryesore“Shkëmbimi i territoreve, formulë për luftë”- Albin Kurti: Ky projekt ka dështuar,...

“Shkëmbimi i territoreve, formulë për luftë”- Albin Kurti: Ky projekt ka dështuar, por nuk ka vdekur si ide

spot_img
spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shkëmbimi i territoreve si projekt ka dështuar, por si ide ende ekziston

Në një intervistë për Al Jazeeran, ai ka thënë se ky projekt nuk do të ndodhë sepse është formulë për luftë dhe vazhdimi pro kësaj ideje nuk çon në përparim të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i sigurt se presidenti serb është nostalgjik për ato kohë, që nënkupton se projekti politik i shkëmbimeve të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por, nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilin mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë. Shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë. Nuk mund të kesh kufij perfekt etnik, gjithmonë do ketë njerëz që ndjejnë se janë në anën e gabuar të tij. Ajo që kemi nevojë janë republikat që kanë marrëdhënie normale dhe demokraci. Demokracitë nuk e luftojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, Kurti ka folur për krizën e fundit në veri dhe nëse mund të ketë përsëritje. Ai ka theksuar se ajo nuk ka qenë e fundit dhe se mund të shfaqen kriza të tjera për shkak të bandave kriminale.

“Kriza nuk ka përfunduar sepse Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie jonormale. Kemi nevojë për marrëveshje për normalizim me fokus njohjen. Nga ana tjetër, kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale të Serbisë që janë atje që nga 1999, së fundmi janë kthyer në banda kriminale që kanë ngritur barrikada. Agresiviteti i tyre që është rritur është shprehje direkte e panikut të tyre. Ata e dinë që sundimi i ligjit në Republikën tonë është më i fuqishëm se kurrë dhe nga frika ata kanë ngritur këto barrikada dhe nga frika i kanë hequr”, ka deklaruar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular