BallinaPolitikeGëzuar 32-vjetorin e themelimit të PD, dega Tropojë! Nder përjetë themeluesve, anëtarëve,...

Gëzuar 32-vjetorin e themelimit të PD, dega Tropojë! Nder përjetë themeluesve, anëtarëve, qëndrestarëve dhe mbështetësve

spot_img
spot_img
Atmosferë e mrekullueshme në aktivitetin e mbajtur sot në Bajram Curri me rastin e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike-Dega Tropojë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Z. Flamur Noka, deputeti i Tropojës, Z. Isuf Çelaj, ish-studentët e dhjetorit 90’, Z. Bislim Ahmetaj dhe Z. Mhill Gecaj, si dhe anëtarë, simpatizantë, themelues dhe personalitete të shquara të Partisë Demokratike. Falenderime e mirënjohje për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti festiv dhe nder përjetë themeluesve, anëtarëve, qëndrestarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike-Dega Tropojë. Me krenari themi se Partia Demokratike dhe Tropoja kanë një lidhje të pazgjidhshme, i bashkon historia, liria, puna dhe dinjiteti. Të gjithë kemi bindjen absolute që askush dhe asgjë nuk do mundet të ndalojë demokratët e Tropojës në rrugën e tyre drejt fitores së thellë në 14 Maj.
Fjala e Besnik Dyshajt mbajtur në këtë aktivitet.
Të dashur demokrate dhe demokratë,
Themelues dhe drejtues nder vite te Partise Demokratike-Dega Tropoje,
I nderuar Z. Flamur Noka, Sekretar i Pergithshem i PDSH-se
Të nderuar ish-studentë të dhjetorit 90’, Z. Bislim Ahmetaj dhe Z. Mhill Gecaj,
I nderuar, Z. Isuf Çelaj, Deputet i Tropojes
Miq dhe të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,
Mirë se keni ardhur,
Gëzuar të gjithëve këtë 32 vjetor të themelimit të Partisë Demokratike-Dega Tropoje!
Sa herë vjen kjo ditë e përkujtimit të themelimit te degës sonë na pushton një ndjenjë e fuqishme krenarie, pasi Tropoja dhe bijtë e bijat e saj, ishin dhe mbeten kurora e mrekullueshme e lëvizjes kundër diktaturës, dhe në fakt ndër themeluesit e parë të Partisë Demokratike të Shqipërisë ishin bashkëpatriotët tanë, me në krye dy kolosët e demokracisë shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha dhe tribuni i lirisë Azem Hajdari.
Jam i bindur që si unë dhe shumica prej jush, e keni pyetur të paktën një herë veten, se si lindi, u rrit dhe sot është bërë e pathyeshme lidhja midis Partisë Demokratike dhe malësorëve të Tropojës.
Dhe përgjigja është e thjeshtë, tropojanët janë njerëz të lirisë, punës dhe dinjitetit, vlera që ecin krah për krah me Partinë Demokratike, vlera që frymëzuan shpirtin guximtar të Azemit të pavdekshëm, vlera që u rrezatuan gjithë këto vite nga udhëheqja e burrit të madh të kombit shqiptar, Prof. Dr. Sali Berisha.
Ky zinxhir vlerash është lidhja e pazgjidhshme e qytetarëve të Tropojës me Partinë Demokratike, dhe është kjo lidhje e krijuar atë ditë janari të 91, që vazhdon dhe sot pas 32 vitesh.
Partia Demokratike e Tropojës u themelua në mbrëmjen e vonshme të datës 3 janar 1991 në shtëpinë e Azem Hajdarit, por data 10 janar ka mbetur në memorien e demokratëve dhe qytetarëve të Tropojës, si dita kur u zhvillua mitingu i parë i lirisë në Tropojë.
Zonja dhe zotërinj,
E vërteta është që në këto vite opozitë të vështirë ne ishim kthyer në një parti pa nerv, pa frymëzim dhe pa një ofertë të besueshme për qytetarët, që e kishte humbur sensin e votës, duke mos zhvilluar zgjedhje brenda partie, madje dhe kur zhvilloheshin gjendeshin metoda unike për të krijuar përçarje mes demokratëve në vend të bashkimit, por një ngjarje e jashtëzakonshme, si Rithemelimi i Partisë Demokratike, ishte ajo që e ringjalli Partinë Demokratike si feniksi nga hiri dhe solli një ndryshim rrënjësor në historinë politike të vendit, ku zëri i qytetarit, zëri i anëtarit u vendos në qendër të vendimarrjes politike. Momenti kulminant i rithemelimit të partisë sonë erdhi me proçesin historik të Primareve, ku votat e anëtarëve dhe simpatizantëve për herë të parë në historinë e vendit vendosën kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit.
Kandidimi im në këto Primare erdhi nga dëshira dhe besimi i hekurt për rikthimin e bashkisë tek ju, tek demokratët dhe qytetarët e ndershëm të Tropojës. Gjej rastin të falenderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij proçesi, një proçes që jam i sigurt se na nxorri më të fortë, më të bashkuar.
Të dashur miq,
Në këto 4 vite nuk ka asnjë investim nga qeveria, asnjë investim serioz nga bashkia, e cila pritet që tani 4 muaj para zgjedhjeve të shpërthejë në propagandë të shfrenuar me gjoja investime madhore. Ne fakt, ky sekt iu ofron qytetarëve vetëm korrupsion, mashtrime dhe propagandë.
Detyra jonë është të mposhtim me çdo kusht rilindjen dhe të rikthejmë bashkinë në shërbim të qytetarëve të Tropojës. Unë mendoj se nuk do na mjaftojë vetëm historia, nuk do na mjaftojnë vetëm fitoret në zgjedhjet e mëparshme, nuk do na mjaftojë vetëm frymëzimi i drejtuesve dhe aktivistëve tanë, por duhet punë, punë dhe vetëm punë, ne çdo fshat, në çdo lagje e shtëpi, për të dhënë shpresë për qytetarët tanë, duke ofruar një alternativë të besueshme, frymëzuese, si dhe një ekip që garanton ndryshimin dhe që ka besimin e demokratëve e qytetarëve të Tropojëss.
Vëllezër e motra,
Me ndihmën tuaj, të demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tropojës, ne do ua rikthejmë përsëri ju bashkinë, duke larguar të keqen, hajdutërinë, arrogancën dhe paaftësinë që ka kapluar sot këtë institucion. Dhe shumë shpejt, me bashkimin e çdo demokrati anë e mbanë Shqipërisë dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do ia dalim të çlirojmë edhe Shqipërinë nga kthetrat e këtij sekti antikombëtar.
Une e di që kemi borxhe të mëdha për shumë demokratë qëndrestarë, të cilët megjithëse përfituan më pak se një pjesë tjetër nga Partia Demokratike, na mbështetën me forcë, dhe u jap fjalen se do bëjmë çdo përpjekje për ta shlyer këtë borxh moral të akumuluar ndër vite.
Çdo kush që do sakrifikojë sado pak nga koha e tij duke u angazhuar në fushatë me Partinë Demokratike nuk do të harrohet.
Duke qënë në dijeni të presioneve të tmerrshme që institucionet rilindase ushtrojnë ndaj jush, ne e dimë që mbështetja juaj ndaj nesh në (këtë kohë) opozite është mbështetja më e pastër, më e sinqertë, dhe sigurisht që kjo mbështetje do jetë në mendjen tonë, të strukturave tona dhe në memorien time personale, për të shprehur në mundësinë e parë mirënjohjen për gjithësecilin.
Për të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që janë të punësuar në bashki apo në institucionet e tjera shtetërore dhe mbështesin në fushatë Partinë Demokratike, u bëj thirrje të mos frikësohen nga sulmet dhe presionet e rilindasve, sepse u jap fjalën që çdo person që do largohet nga puna dhe që është larguar këto vite nga puna për arsye të bindjes së tij politike do gjejë derën hapur tek Partia Demokratike.
Ne jemi në dijeni që shumë mbështetësve të Partisë Demokratike, që sekti i rilindjes i ka hequr këto vite padrejtësisht nga puna, po u ofrohen këtë prag zgjedhjesh vende pune dhe lloj lloj kontratash, për të blerë heshtjen e tyre në këtë fushatë, ne u bëjmë thirrje të mos bien pre e mashtrimeve të atyre që për 4 vite i lanë rrugëve dhe tani 4 muaj para zgjedhjeve përpiqen t’i nënshtrojnë me punësime të pavlera.
Ne e dimë që Tropoja dhe qytetarët e saj hasin sot në shumë vështirësi, por të gjithë ne jemi të bindur se zgjidhja e tyre buron nga Partia Demokratike.
Ne jemi te vetëdijshëm që Partia Demokratike është në një situatë të vështirë përballë qeverisë më regresive që mund të ketë një demokraci, një qeveri, që ka për mision marrjen e zgjedhjeve me çdo kusht, qoftë me blerje, manipulim dhe lloj lloj kërcënimi, por ne e dimë që forca jonë qëndron te bashkimi, forca jonë qëndron te dashuria që kemi për Tropojën dhe vendin, forca jone qendron tek mbështetja popullore, forca jonë qëndron te ajo çfarë ofron Partia Demokratike dhe kryetari ynë, Prof. Dr. Sali Berisha dhe une jam i bindur qe ne do të triumfojmë.
Ju jap fjalën që në 15 Maj bashkia do rikthehet tek Ju!
Partia Demokratike e Tropojës lindi e madhe, sepse të madhe e lindën burrat dhe gratë guximtare të etur për liri të Malësisë sonë, vazhdon të jetë e madhe falë punës ndër vite të anëtarëve e drejtuesve të të gjitha niveleve të degës sonë dhe të mbështetjes së jashtëzakonshme të qytetarëve të Tropojës, dhe do të mbetet e madhe sepse është partia që e ndryshoi Shqipërinë, që e ndryshoi Tropojën, është Partia e Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.
Nder përjetë themeluesve, anëtarëve, qëndrestarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike Dega Tropojë!
Gëzuar festën!
Fitore!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular