Analisti Genc Burimi thotë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet ta kthejë Forumin Rinor të PD në një parti politike. Sipas tij, FRPD duhet të regjistrohet si subjekt politik në këto zgjedhje, dhe jo me firmën e Ilir Metajt.
Në një lidhje direkte me Syri Tv, Burimi tha se Amerika po fuqizon grupin e Bashës që sot drejtohet nga Bardhi e Alibeaj, dhe më vonë do të eleminojë grupin e Berishës bashkë me Metën dhe Ramën.
“PD duhet të përgatiste, nuk është akoma vonë, duhet të regjistrojë në këto zgjedhje një tjetër element që e ka nën kontroll. Forumi Rinor i PD. Nuk e di nëse është subjekt politik, nëse s’është duhet bërë dhe të futet FRPD në zgjedhje. Duhet të bëhet me se zbën kjo.
Grupi i Bashës për mendimin tim ka mbrapa një tutor shumë më të madh, ka SHBA. Jam i bindur, kjo është analiza ime. Sot, SHBA do të eleminojë grupin e Berishës me Metën ashtu dhe grupin e Ramës. Duan të avancojnë grupin e Bashës sepse amerikanët po tregojnë se nganjëherë nuk është populli që vendos, por fuqia e tyre.