BallinaAktualitetAvokati për thirrjen e Fatmir Mediut në SPAK: Akuzat të bazuara në...

Avokati për thirrjen e Fatmir Mediut në SPAK: Akuzat të bazuara në Kodin Penal Ushtarak. Rrezikon…

spot_img
spot_img

Në pjesën e parë të emisionit “Open” në News24, po diskutohet në lidhje me Fatmir Mediun dhe komunikimin e akuzave ndaj tij në lidhje me Gerdecin, nga SPAK.

Në një lidhje skype, avokati Jordan Daci u shpreh se zoti Meidu rrezikon më shumë vite burg, duke qenë se akuzat ndaj tij janë të bazuara në Kodin Penal Ushtarak dhe jo atë Civil.

Sipas tij, ish ministri i Mbrojtjes rrezikon dri në 8 vite burg, ndërsa shtoi se Mediu mund të mos jetë i favorizuar nga momenti në të cilin ndodhet Drejtësia Shqiptare.

Pjesë nga biseda:

 

 

Jordan Daci: Zotin Mediu e njoh personalisht, ka një kontribut që duhet vlerësuar. Kjo është një çështje që paraqet shumë probleme. Ka probleme parashkrimi, ka ngarkesë politike dhe njerëzore. Sistemi ynë i drejtësisë ndodhet në një situatë ku shumë gjëra po rishkruhen e po ribëhen dhe ky mund të jetë edhe fati i keq i zotit Mediu por nuk është i favorizuar.

Ministrin e Mbrojtjes e kemi drejtues të Forcave të Armatosura kur nuk ka luftë, por nuk kemi pasur ministra me background ushtarak.
Mediu me këto akuza rrezikon shumë se akuza bazohet në kodin penal ushtarak jo civil.
Parashikohet minimumi 3 deri në 8 vite burg. ndërsa në civil do ishte 20 ditë deri në 7 vite. Gjykata duhet të ketë maturi. Duhet drejtësi por drejtësi në kurriz të të drejtave të një shtetasi nuk i shërben askujt. Drejtësi kur nuk jepet në kohën e duhur nuk ka asnjë vlerë, kërkon vetëm të bëjë një koka turku. Nga ky gjykim sido të dalë shoqëria nuk përfiton asgjë. Është vendim pas 15 vitesh, efekti në shoqëri do jetë zero. Viktimat janë bërë burra e gra, ngjarja është harruar, gjithçka është rehabilituar.

Vasili: Zonjës Durda mund të mos i duket kështu, pati viktima.

Daci: Drejtësia nuk bëhet që t’i marrë hakun viktimave

Vasili: Po për të vendosur drejtësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular