BallinaAktualitetÇfarë po ndodh në SHBA? Ndalohen të gjitha fluturimet e avionëve

Çfarë po ndodh në SHBA? Ndalohen të gjitha fluturimet e avionëve

spot_img
spot_img

Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndaluar për shkak të një defekti me sistemin kompjuterik të Administratës Federale të Aviacionit.

FAA tha se po punonte për të rivendosur sistemin e saj, Notice to Air Missions (NOTAM), i cili paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme përgjatë një rruge fluturimi.

Rreth 760 fluturime brenda ose jashtë SHBA-së janë vonuar sot, sipas gjurmuesit të fluturimeve FlightAëare.com, ndërsa 91 janë anuluar.

“FAA po punon për të rivendosur sistemin e saj të njoftimit për misionet ajrore”, tha FAA.

“Ne po kryejmë kontrollet përfundimtare vëmë në punë sistemin tani. Operacionet në të gjithë Sistemin Kombëtar të Hapësirës Ajrore janë prekur”, thuhej më tej në njoftimin e FAA.

“Ne do të ofrojmë përditësime të shpeshta ndërsa përparojmë”, përfundonte njoftimi.

Disa njerëz postuan në Twitter për të thënë se kishin mbetur të bllokuar për shkak të ndërprerjes së fluturimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular