BallinaAktualitetFatmir Mediu tregon çfarë ndodhi 15 ditë para shpërthimit: Gërdeci funksiononte si...

Fatmir Mediu tregon çfarë ndodhi 15 ditë para shpërthimit: Gërdeci funksiononte si farmaci! U mbajt një mbledhje e lartë ushtarake dhe…

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka thënë se nuk ekziston asnjë shkresë e vetme komunikimi e tij, familjes apo stafit të tij me personazhet që merreshin me demontimin e municioneve në Gërdec.

Mediu tregoi se 15 ditë përpara shpërthimit autoritetet më të larta ushtarake në këshillin e sigurisë kishin dhënë garancinë se Gërdeci funksiononte në mënyrë perfekte.

“Ka dy qëndrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare edhe 15 ditë para se të ndodhte demontimi nga autoritetet më të larta ushtarake të cilët thonë që Gërdeci funksiononte si farmaci ishte perfekt dhe i shtymë që të vazhdonin procesin. Për më tepër 15 ditë përpara se të ndodhte tragjedia, në një analizë për armatim-municionin në shtab është mbajtur një mbledhje me autoritetet të më larta ushtarake ku kryeinxhinieri i Mjekësit ka kërkuar mbështetje për furën e Namës së Mjekësit dhe përgjigjja ka qenë: po të jetë për furrën e Namës unë e kam 100 herë më të mirë atë që ndodh në Gërdec”, tregoi Mediu për Euronews.

Mediu u mor i pandehur nga SPAK. Ndaj tij janë lëshuar dy akuza, ndërkohë që ai vetë në dalje nga Prokuroria ka theksuar se akuzat janë politike.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen delikate të “Gërdecit”. Ai është thirrur ditën e djeshme në Strukturën hetimore SPAK për t’i komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular