Gazetari Ylli Dosku, kryetar i Degës së Vatrës në Ridgewood dhuroi katër libra për Bibliotekën Shkencore të Vatrës. Tre libra mbajnë për autor qendrestarin antikomunist Bedri Blloshmin që i ka dedikuar një punim special Revoltës së Spaçit dhe dy libra që përbëjnë dënimin e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit. Pas kërkesës së shumë lexuesve, Ylli Dosku i dhuroi nga biblioteka e tij personale me qëllim që komuniteti ti ketë të aksesueshme në Bibliotekën e Vatrës. Libri i katër që gazetari Dosku dhuroi për Bibliotekën e Vatrës titullohet: “Femrat, çuditërisht” libër me tregime të autorit Çelik Petriti ish-mësues i Ylli Doskut, me një shënim special për Vatrën. Vatra e Dielli falenderojnë çdo patriot që dhuron për ti ardhur në ndihmë komunitetit e dashamirësve të librit.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2023/01/yll-224x300.jpg)