BallinaEkonomiEkonomia s’po prodhon vende pune, 15.6 mijë persona dalin nga skema e...

Ekonomia s’po prodhon vende pune, 15.6 mijë persona dalin nga skema e sigurimeve në 6 muaj

spot_img
spot_img

Ndonëse të dhënat e Anketës së Forcave të Punës treguan se papunësia arriti në nivele minimale rekord prej 1.2% në tremujorin e parë të vitit, të dhënat e tjera administrative nuk japin një panoramë kaq optimiste.

Sipas treguesit “Të punësuar sipas burimeve administrative dhe sektori bujqësor”, i cili raporton të punësuarit që paguajnë sigurime shoqërore, dhe merren nga Drejtoria e Përgjithsme e tatimeve, në fund të marsit 2019, në vend kishte 502.5 mijë të punësuar në sektorin privat jo bujqësor, ose 44.5% të të punësuarve gjithsej.

Në raport me tremujorin e fundit të 2018-s, numri i të punësuarve ka rënë me 6,226 persona (që përkon me mbylljen e lojërave të fatit), ndërsa në tremujorin e mëparshëm, ishte shënuar një rënie me 9,335 persona. Pra në total, në gjashtë muajt e fundit kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore 15.6 mijë të punësuar nga sektori privat.

Kjo rënie erdhi pasi në tremujorin e tretë 2018 ishte shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të të punësuarve (13.4 mijë persona) e lidhur kryesisht me efektet sezonale të turizmit dhe faktit që tatimet nisën një aksion për të reduktuar informalitetin në këtë sektor.

Por, duket se ekonomia private nuk ka arritur të gjenerojë vende të qëndrueshme pune, teksa në fund të tremujorit të parë 2019, në listëpagesat e bizneseve kishte vetëm 734 të punësuar më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Treguesi i të dhënave administrative është më i saktë, pasi ai raporton personal që janë në listëpagesat e bizneseve private.

Anketat tregojnë se papunësia është në rënie
INSTAT raporton papunësinë bazuar në të dhënat administrative të marra nga Drejtoria e Tatimeve (bazuar në listëpagesat e punonjësve) dhe në Anketën e Forcave të Punës, bazuar në vrojtimet që ajo bën në terren çdo tre muaj, në një kampion prej rreth 8 mijë familjesh (bazuar në Censin e vitit 2011) ku i pyet individët nëse kanë punuar gjatë javës së fundit.

Bazuar në Anketën e Forcave të Punës, në tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,1 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,4 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katërt 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,2 pikë përqindje.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular