BallinaOP ED"Gomaricat e Bashkisë vijnë vërdallë, E bën buxhetin qumësht, e bën dhallë...

“Gomaricat e Bashkisë vijnë vërdallë, E bën buxhetin qumësht, e bën dhallë…

spot_img
spot_img

Nga Rezenbrik Serjani
“Gomaricat e Bashkisë vijnë vërdallë, E bën buxhetin qumësht, e bën dhallë…
” E ka kush e ka, Mos u nxeh, Tavëll, e lojë dore, është kthyer puna e Këshillit Bashkiak në Vlorë, sidomos në momentet kulminante të diskutimit, shqyrtimit, analizës, monitorimit, planifikimit e votimit(“kalimin” siç e quajnë ndrikullat e bashkisë) të buxhetit të Bashkisë Vlorë. Ky buxhet është portofoli i shtëpisë sonë, I Vlorës, duke simbolizuar ekonominë tonë, të ardhmen dhe vazhdimësinë e këtij qyteti të bekuar; por është bërë traditë tashmë që Këshilli çdo fundviti e sa herë ka diskutime buxhetesh, e diskutime plot rëndësi e jetë për Vlorën, kthehet në një mejhane ulërimash e shfaqesh, për të dhën iden se brenda parlamentit vendor të qytetit “rrihen mendime e qahen halle”. Nuk është thjesht se “Cirk pa bukë”, sa herë që është në plan të parë buxheti i qytetit, buxheti i të gjithë vlonjatëve. Për vite, Vlorën e ka kapluar një mallkim teatral lidhur me punën e qeverisjes vendore, ku Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Vlorë, në një kakofoni të shëmtuar mes tyre, hedhin e presin letrat e buxhetit. Paçavuret e tyre institucionale, mediokriteti që i karakterizon fund e krye, kanë dobësuar për vite shëndetin e politikbërjes në nivel vendor në Vlorë, si tregues i drejtpërdrejtë i neglizhencës, mospërfilljes dhe përbuzjes që politikanët vendor tregojnë për Vlorën e vlonjatët. Vlora dhe vlonjatët nuk meritojnë fanellën e rreckosur socialiste, që për vite është kthyer ne flamurin e zhvatjes dhe e përbuzjes. Në 14 maji, Këshilli dhe Bashkia ju kthehen Vlorës, ju kthehen vlonjatëve. Boll më ! Fanella e e rreckosur socialiste i ka ditët e numëruara ! Vlora do ju kthehet vlonjatëve !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular