BallinaPolitikeTakime në 5 rajonet e qytetit të Vlorës, Bujar Leskaj: Angazhim maksimal...

Takime në 5 rajonet e qytetit të Vlorës, Bujar Leskaj: Angazhim maksimal për fitoren në zgjedhjet vendore të 14 majit

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Sot u përmbyll faza e parë e takimeve me anëtarët dhe simpatizantët e PD, ku për pesë ditë me radhë nga data 11-15 janar në 5 rajonet e qytetit të Vlorës, së bashku me kryetarin e degës, z. Atird Hoxha prezantuam kandidatin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 Majit, z. Hysni Sharra.
Në të pesë takimet e kësaj jave u vu re një angazhim maksimal i strukturave, të cilat garantuan se me punën e tyre do të maksimalizojnë votat dhe do t’i sjellin fitoren PD në qarkun e Vlorës.
Partia Demokratike dhe strukturat e saj janë të motivuara dhe të angazhuara maksimalisht për fitoren në 14 maj, duke zëvendësuar politikën cinike me politikën e shpresës dhe të ndryshimit cilësor, duke i sjellë Vlorës ndryshimin, të cilin ka shumë vite që e pret.
Z. Hysni Sharra, i cili doli fitues në Primaret e 4 dhjetorit 2022, u angazhua për një fushatë model, një fushatë qytetare, ku do shpalosen planet konkrete të Partisë Demokratike dhe ekipit të tij me çdo qytetar.
Vlerat e kandidatit të opozitës, z. Hysni Sharra, qëndrojnë jo vetëm në integritetin e tij qytetar, moral e profesional, por edhe në programin dhe vizionin që ai ka për qytetin e Vlorës, perspektivën, zhvillimin dhe të ardhmen!
Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme!
Si zgjedhjet vendore të vitit 1992, si zgjedhjet e vitit 1996!
Z. Sharra garantoi pjesëmarrësit në çdo takim se ndryshimi që ai aspiron është për të gjithë qytetarët vlonjatë, për demokratët, për socialistët e marrë peng nga sekti në pushtet, për fëmijtë, të rinjtë e të rejat e Vlorës.
Për ta ne do të vendosim me votë për ndryshimin në 14 Maj! Do të heqim qafe një qeverisje të korruptuar lokale, do të heqim qafe një qeverisje vasale të Edi Ramës, i cili di vetëm të shkatërrojë Vlorën dhe Shqipërinë, i cili luan me të ardhmen e shqiptarëve, pronat dhe pasuritë publike, pronat dhe pasuritë e vëna me mund e djersë nga qytetarët e ndershëm e punëtorë, me Historinë e traditat e Vlorës.
Në këto zgjedhje, demokratët dhe qytetarët vlonjatë do i rikthejnë bashkinë qytetarëve, do i rikthejnë pushtetin vendor qytetarëve dhe interesave të tyre!
Së bashku për fitoren!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular