BallinaAktualitetMe gomone në Angli/ “Fajin e ka qeveria dhe opozita shqiptare që...

Me gomone në Angli/ “Fajin e ka qeveria dhe opozita shqiptare që nuk ofrojnë alternativa”, avokati për deklaratën e ministrit britanik: Efekti i Notës së protestës së shtetit shqiptar…

spot_img
spot_img

Në një lidhej skype në emisionin “Open” në News24 avokati Naim Hasani, u shpreh se deklarata nuk është pritur mirë dhe as është mbështetur nga politika britanike dhe opinioni publik.

Ai ka shtuar se Nota e protestës e qeverisë shqiptare është e kuptueshme, por se nuk do të sjellë asnjë efekt negativ në marrëdhënien mes dy shteteve.

“Deklaratat e ministrit të Emigracionit, të papërgjegjshme se nuk janë vetëm shqiptarët që vijnë ilegalisht në Britani e nuk mund të përdorësh vetëm një komunitet e të thuash ti nxjerrim jashtë. Deklaratë e pafalshme sepse Britania ka shumë ligje të forta

Nuk ka individë që bëjnë ligjin por ligji drejton. Deklaratat e tij nuk kanë gjetur përkrahje në politikën britanike dhe opinionin publik.

Duhet të pranojmë që vitin e kaluar kanë ardhur nga 13 mijë emigrantë me gomone. Shifër shumë e madhe.

Shqetësuese që Shqipëria është pjesëtare e NATO dhe pretendon të hyjë në BE, dhe ka kaq shumë qytetarë që vijnë në Britani për një jetë më të mirë. Përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë dhe opozitën shqiptare që nuk ofrojnë alternativa. Ka mungesë të theksuar të demokracisë dhe prespektivës që shqiptarët nuk e shohin të ardhmen në vendin e tyre. Nuk mund të mburresh që në një vit 13 mijë shqiptarë largohen nga vendi vetëm për në Britani.

Një artikull i The Times paraqiti notën e protestës së shtetit shqiptar ndaj deklaratës së ministrit britanik.

Megjithatë deklarata e ministrit britanik ka marrë shumë komente negative kundër edhe nga vetë britanikët.

Nota e protestës është e kuptueshme e s’do ketë asnjë efekt në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve”, ka deklaruar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular