BallinaKryesoreARSYEJA/Kokalari: Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime...

ARSYEJA/Kokalari: Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për..

Në një postim të saj të fundit aktivistja Evi Kokalari ka qënë shumë e ashpër me kryetarin e Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha.

Arseja diplomati amerikan Richard Grenell.

Sipas Kokalarit tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e saj për t’i dhënë një dorë Belind Këlliçit dhe pazareve që do, kur Grenell është futur në skenë prej saj e pozicionon kundër Berishës.

Aktivistja shton më tej se kur thotë kundër Berishës nuk do të thotë kundër PD-së.

Madje ajo mendon se ka ardh koha që Berisha të largohet nga politika.

Statusi i plotë:

Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për interesat e veta dhe po ben pazare.

Tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e tij, për ti dhënë një dorë Këlliçit dhe pazareve që do vet, kur Grenell është futur në skenë prej meje, fatkeqësisht sot më pozicionon kundër tij!

Kur them kundër- flas kundër Berishës vetë, aspak PD-se. Madje mendoj ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika, se po na çon në humnerë.

Ndërsa në një status tjetër Kokalari shkruan:

‘Po i lëpijnë dhe Këlliçin tashti, po hajde me këto pislliqe jeni mësuar…me pazare dhe me çdo formë tjetër. Grenell nuk merret me politike në Shqipëri dhe gjithë këtë situate do t’ja shpjegoj në detaje. Jo që s’keni për ta perdorur si figure për pislliqet tuaja, por do filloj t’ju ekspozoj akoma më shumë.’’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular