BallinaAktualitet"17 vite më parë Rugova kaloi në përjetësi", Bujar Leskaj: Ishte politikan...

“17 vite më parë Rugova kaloi në përjetësi”, Bujar Leskaj: Ishte politikan vizionar, Kosovën e kishte në shpirt dhe zemër

Nga Bujar Leskaj
“Një Kosovë e pavarur, demokratike, e integruar në Bashkimin Evropian e në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA-në, do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës!”- Ibrahim Rugova
17 vite më parë, në 21 janar 2006, Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi.
Jeta dhe vepra e dr. Rugovës është e mbushur me veprimtari kulturore, letrare, politike si askush tjetër. Është quajtur “Babai i Pavarësisë së Kosovës”!
Dr. Ibrahim Rugova ishte një politikan vizionar dhe një njeri, që i bashkoi shqiptarët e Kosovës rreth idesë së Lirisë dhe Pavarësisë dhe krijoi ura të forta miqësie me shtetet europiane dhe mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova fitoi Lirinë dhe Pavarësinë e vërtetë kur mendimit dhe aksionit politik të presidentit Rugova iu shtua si uragan lufta e armatosur e UÇK-së e drejtuar nga Komandanti i Përgjithshëm Adem Jashari, drejtuesi politik Hashim Thaçi dhe komandantët e tjerë, që me ndihmën thelbësore dhe përcaktuese të NATO-s dhe SHBA, i sollën lirinë Kosovës, për të cilën u jemi përjetësisht si mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova ndërroi jetë në janar 2006 kur ishte gjatë mandatit të tij të dytë si president. Në këtë kohë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008.
Ai është nderuar si në gjallje, ashtu edhe pas vdekjes me çmime të shumta nga vende, universitete, akademi e institucione në mbarë botën.
Rugova e donte Kosovën. E kishte në shpirt, në zemër, në ëndrrat, në lutjet e tij.
Në mbyllje të këtij postimi po përcjell lutjen e tij për Kosovën, në 12 qershor 1999:
“Të lutemi o Zot
Për lirinë që na fale
Të lutemi, o Zot
Për kthimin tonë
Në Kosovën tonë
Në tokën tonë
Të falemi ty
Për këtë mrekulli
O Zot!”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular