Deputetja e PD-së Flutura Açka e ka shprehur me vargje reagimin e saj për çështjen “McGonigal” ku shfaqet dhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe seancën e sotme plenare.
Duke iu drejtuar si “Lol”, Açka shkruan “Kush trim me fatet e vendit loz, hyn ditës shul, del natës lloz”.
POSTIMI I PLOTË
Amerika na çoi kartë
Lol, o xhan, të griu tënja
ha e ha e t’u kalb rrënja.
Dil nga vrima, fol në mejdan,
trimat nga dhjakësit kjo i ndan.
Dil në dritare fol me të tutë
iu mek zëri, kanë veshur futë.
Mendo, o xhan, zonjat me naze,
në lot u zgjuan e me maraze.
Mendo për shokë e solidarë,
paratë në thasë e pyka në garë.
Patronazhistë po qajnë me kujë,
po ike ti, anija fut ujë.
Dil në shesh, dritare në daç,
ti që mavi vesh kuç e maç.
Folna një fjalë e gënje prapë,
satelit e yje dhe ujë të thatë.
Me top e potere grive dhe fole,
erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.
Kush trim me fatet e vendit loz,
Hyn ditës shul, del natës lloz.